-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Alarmante: Dyfishohen rastet e të prekurve me kancer

Në vitin 2014 numri i personave të prekur me kancer, të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760. Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekur me kancer

Për pak vite janë dyfishuar rastet e pacientëve të prekur nga kanceri. Ky është alarmi që jepet nga drejtues të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.

Këta drejtues kanë bërë të ditur për gazetën”Zëri” se që nga viti 2014 deri në fund të vitit të kaluar, përkatësisht për katër vjet, në Kosovë ka pasur rritje të këtyre rasteve për 50 për qind.

Në vitin 2014 numri i personave të prekur me kancer, të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760.

Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona, ndërsa në vitin 2017 kishte 1.550 raste të reja të personave të prekur me kancer.

Megjithatë, këto shifra mund të jenë edhe më të mëdha, pasi shumë pacientë kërkojnë shërim jashtë vendit, duke e anashkaluar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, ka thënë për se të prekurit nga kanceri janë kryesisht të moshës më të vjetër, ndonëse ka edhe të rinj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img