Vetëm në muajin janar të këtij viti, në tërë Kosovën kanë ndodhur 360 raste të vjedhjes.
Rastet e vjedhjeve në vendin tonë çdo ditë e më shumë po bëhen shqetësim për qytetarët, raporton prishtinapress.eu
Policia e Kosovës ka treguar për lajmi.net, se vetëm në muajin e parë të këtij viti në tërë Kosovën janë regjistruar 360 raste të vjedhjeve.
Sipas Policisë, rastet më shumë kanë ndodhur në qytetet më të mëdha si në Prishtinë, Prizren, Pejë, etj.
Pavarësisht insistimit tonë se sa persona janë arrestuar për vjedhje dhe sa janë në kërkim, Policia nuk ka dhënë detaje shtesë.