Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 3,263.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 341 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,146 persona.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 253 persona, ndërsa në total janë administruar 1,831,959 doza të vaksinës.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinën kundër COVID-19.
“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovë”, thuhet në njoftim.