888 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe një viktimë janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, 17 nga rastet e reja janë fëmijë deri në 9 vjeç.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat që paraqiten nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Ndërsa, 117 të infektuar janë të moshës 10 deri në 19 vjeçare.
237 persona janë të moshës 20-29 vjeçare ndërsa 161 janë të moshës 30-39 vjeçare.
Komuna me më së shumti raste të reja është ajo e Prishtinës me gjithsej 182 të infektuar.
Pastaj ajo e Gjilanit me 78 dhe e Gjakovës me 77.
Viktima e regjistruar sot është nga komuna e Gjilanit.
Ndërsa, sot janë shëruar edhe 38 persona.
9 nga Prishtina, 5 nga Mitrovica, 4 nga Gjakova e të tjerët nga komunat tjera.