Stacioni i metrosë “London Bridge” në Londër është evakuuar sot pas një alarmi të policisë nën dyshimin e një kamioni bombë i cili ka hyrë në një zonë të ndaluar për automjete, shkruajnë mediat vendase.
Policia londineze me anë të një roboti për zbulimin e bombave është duke analizuar kamionin i cili sipas policisë dyshohet se mund të ketë lëndë plasëse brenda tij.
Shërbimi i trenave është suspenduar përkohësisht deri sa të vërtetohet pohimet për kamionin bombë.