Ndizet alarmi i sigurisë para finales në Ligën e Kampionëve.
Stacionet e metrosë në Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra del Metro në Kiev janë detyruar të mbyllen pas paralajmërimit për një bombë.
Ngjarja ndodhi pak orë para fillimit të ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, raporton “AS”, përcjell “lajmi.net”.
“Kemi marrë thirrje anonime për instalimin e një bombe në stacionet në Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra. Stacionet janë mbyllur dhe udhëtarët janë evakuuar deri në përfundim të kontrollës”, ka njoftuar qendra e policisë Metropolitano në Kiev, në faqen e saj në Facebook.