Site icon PrishtinaPress

Alarm për bombë në Hagë, policia holandeze nis evakuimin

Një alarm është dhënë mesditën e së enjtes në Hagë, ku policia holandeze ka nisur evakuimin e ndërtesës së parlamentit.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë holandeze, e cila ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë.

Megjithatë, politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme me të njëjtin marrës u dërgua në parlament.

Exit mobile version