Site icon PrishtinaPress

Alarm në kampin francez, një virus prek lojtarët dhe stafin teknik

Panik në kombëtaren e Francës para debutimit në Euro 2024 më datë 17 qershor ndaj Austrisë. Kampi i “gjelave” duket se është prekur nga një virus që ka sjellë ftohje, ngërç dhe dhimbje koke te disa prej lojtarëve dhe stafit teknik të trajnerit Didier Deschamps.

Sipas informacioneve, në kampin francez problemet e para kanë nisur të shfaqen të mërkurën gjatë natës ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo situatë. Sakaq, shtypi i huaj nuk bën të ditur emrat e lojtarëve që janë prekur nga ky virus.

Franca është pjesë e Grupit D së bashku me Austrinë, Holandën dhe Poloninë, teksa dy herë Kampionët e Botës konsiderohen si një prej favoritëve për të triumfuar në Euro 2024.

Exit mobile version