0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Alarm bombe në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, gazetarja e T7 jep detaje nga vendngjarja

Një alarm për bombë është dhënë në edicioni i nëntë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” që po mbahet në Beograd.

Pjesëmarrësit janë detyruar të dalin jashtë vendit ku ishte e paraparë të mbahej festivali. 

Gazetarja e T7, Syzana Hajradini e cila po e përcjell ngjarjen në Beograd tha se si pasojë e këtij alarmi për bombë, janë ende jashtë objektit, ndërsa Policia po e kontrollon vendin.

https://streamja.com/embed/arqda

Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që nga themelimi i tij në vitin 2014, është shoqëruar me protesta të organizatave dhe partive të djathta në Serbi – ata kërkuan ndalimin e festivalit dhe tentuan të pengojnë mbajtjen e tij.

Mirëpo, këtë herë, sipas Hajradinit, nuk ka protestues sikurse herave të kaluara.

Festivali “Mirëdita, dobar dan” mbahet në Beograd që nga viti 2014, me qëllim të krijimit të një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Festivali, prej vitesh, shoqërohet me thirrjet dhe përpjekjet e organizatave dhe të partive të djathta në Serbi për ndalimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img