1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Alaramon deputeti: Vendimet e qeverisë po merren nga emra të “pakonfirmuar dhe paidentifikuar” në zyret e VV-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka alarmuar se vendimet e Qeverisë po merren nga disa emra të “pakonfirmuar dhe paidentifikuar” në zyret e VV-së.

“Qeveria presim që ta bëjë punën e vet. Të sillet si qeveri dhe të qeverisë dhe jo të sillet si institucione i cili udhëhiqet nga teket individuale nga persona të paidentifikuar dhe pakonfirmuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, çdo vendim shkon fillimisht në zyrat e Vetëvendosjes.

“Çdo vendim i mundshëm. Shkon fillimisht në zyre të VV-së dhe kalon nëpër ato komitetet”, shtoi ai.

Gashi thotë se për këto pohime nga informacione të sakta.

“Mësa kam informacion dhe si e shoh se funksionon Kuvendi. Këtë e them me kompetencë. Të gjitha vendimet merren në komitete të partisë. Ja nini krismën ma vonë. Po flas për vendime të përditshme. Jemi duke folur për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen. Po flas vetëm për pjesën që cenon institucionet e Kosovës. Si marrin vendimet në parti është punë për ta. Por punët e Kuvendit të shkojnë tjetërkund është problematike. Është paaftësi e qeverisë sepse për një çështje që ka të bëjë me energjetikën e Kosovës duhet vendimi me shku e me u marr neper komunitete te partisë. Me me i thirr institucionet e pavarura ligjore me dhënë raport ne komunitete të partisë është shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese .Ka ndodh dhe po ndodh për ditë”, tha Gashi.

Ai foli edhe për mos formimin e Komisionit Hetimor për energjinë. Tha Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dëshiron të fsheh diçka, duke pamundësuar hetimin e shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Në emisionin Pressing, Gashi thotë se s’do të bëhen pjesë e një Kuvendi, në të cilin sipas tij, thehet shtylla e demokracisë.

“Vetëvendosje e pat një panik të paarsyeshëm ose të arsyeshëm, sepse po duan me fsheh diçka dhe thanë : “ju po flisni dhe ju po doni me hetuar e na nuk lejojmë””, tha Gashi.

“E pamundësuan që komisioni të formohet me gjashtë nënshkrime”, shpjegoi Gashi.

“Këta duan me pamundësua funksionin mbikëqyrës të Kuvendit që është shtylla e demokracisë”, shtoi ai.

“Ne nuk do të lejojmë. Nuk ka kuptim që na me marrë pjesë, me votu në një Kuvend ku thehet njëra prej tre shtyllave themelore të parlamentarizmit”, tha Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img