Site icon PrishtinaPress

Alandy dhe Stine sjellin këngën e re “Am Do”

Këngëtari njohur nga Shqipëria, Stine, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me producentin e artistin Alandy, kënga e të cilëve mban titullin “Am Do”.

Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe tani i plotë ndodhet në platformën YouTube.

Stine dhe Alandy (Foto: YouTube)

Muzika dhe teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin është përkujdesur Max Production.

Stine edhe këtë vit ka qenë mjaft aktiv dhe publikoi një sërë prurjesh që u mirëpritën nga publiku.

I njëjti i ka qëndruar besnik zhanrit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.

Exit mobile version