0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Alagendra: Shqiptarët e Kosovës s’kishin zgjidhje tjetër pos të organizoheshin në mbrojtje të qytetarëve

Në ditën e tretë të gjykimit, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka nisur deklaratën e saj hyrëse.

Alagendra tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka prova që e lidhin klientin e saj me krimet e pretenduara.

Sipas saj, shqiptarët e Kosovës në kohën e luftës nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër pos të organizoheshin e të mbroheshin dhe të ofronin mbështetje e mbrojtje për qytetarët në vend.

Ajo ka kërkuar që të analizohen provat dhe të mos i japin peshë politikës apo zhurmës nga lagje të caktuara.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër pos të organizoheshin e të mbroheshin e ofronin mbështetje dhe mbrojtje për qytetarët në vend. Jemi besimplotë që në këtë situatë do të zbatohen të drejta themelore. Ne jemi fatlumë që sot kemi gjyqtarë të pavarur, të paanshëm me përvojë domethënëse që besojmë se do t’i analizojnë provat, e të mos i japin peshë politikës apo zhurmës nga lagje të caktuara që do të duhet të ketë më shumë kosovarë që do të duhet të dënohen”, tha Alagendra./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img