Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka reaguar pas eliminimit nga Champions League nga Real Madrid.
Ai pas ndeshjes ka shprehur zhgënjimin e tij për lojën duke e faturuar një pjesë të fajit te kartoni i kuq i Veratit.
“Ne nuk jemi aspak të lumtur, jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin. Në periudhën e parë kemi dominuar. Ne kemi humbur vetëm golin, kjo është e gjitha. Me një gol, ndeshja do të kishte ndryshuar. Kartoni i kuq i Verrattit vrau ndeshjen. Do të punojmë, do të japim më shumë për klubin dhe përkrahësit tanë”, ka thënë Al-Khelaifi.
A duhet të bëni ndryshime?
“Jo, nuk është momenti. Gjithkush është shumë i mërzitur. Ne do të qetësojmë për të menduar se çfarë të ndryshojmë”.
A i humbi gjërat nga pikëpamja mendore?
“Unë nuk mendoj kështu. Para ndeshjes në sytë e lojtarëve, të gjithë ishin të gatshëm. Në gjysmën e parë kemi qenë shumë më mirë se ata. Por ata kanë më shumë përvojë. Është Real Madrid”.
A vë kjo në pikëpyetje investimet tuaja?
“Ne jemi të kënaqur me investimin tonë, ne besojmë në lojtarët tanë. Ne duam të vazhdojmë projektin tonë”, përfundoi Presidenti.