Site icon PrishtinaPress

Al-Khelaifi flet për të ardhmen e Mbappes: Nuk mund të largohet falas, është e pamundur

Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur këtë afat kalimtar veror.

Ylli francez ka bërë të ditur se nuk do të vazhdoj kontratën me PSG-në, e cila skadon me 30 qershor 2024, shkruan IndeksOnline.

Mediat të ndryshme kanë raportuar se Mbappe mund të shitet gjatë verës, në mënyrë që klubi parisien mos ta humb falas në fund të sezonit.

Gjatë prezantimit të trajnerit Luis Enrique, presidenti i PSG-së, Nassar Al-Khelaifi, ka thënë se është e pamundur që Mbappe të largohet falas, duke lënë të hapur mundësinë për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.

“Pozicioni ynë për Mbappé është shumë i qartë, ne nuk duam që ai të largohet falas në qershor 2024, e pamundur. Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë këtu por Mbappe duhet të nënshkruajë një kontratë të re për të qëndruar këtu. Ne nuk duam të humbasim falas lojtarin më të mirë në botë, është e pamundur. Mund ta konsiderosh të pamundur. Mbappe vetë ka thënë se nuk do të largohet falas. Nëse ai ndryshoi mendje, nuk është faji im”, ka deklaruar Khelaifi.

Për të ardhmen e Mbappes ka folur edhe trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique.

“Kur kam nënshkruar, ose kur kemi folur se çfarë do të thotë të formosh një skuadër, ne mbetemi gjithmonë të hapur. Shumë gjëra mund të ndodhin. Për këtë temë, do ta mbaj private, është sekret profesional. Nuk mund të jap besime. Por Ne do të përpiqemi të bëjmë skuadrën më të mirë të mundshme”, është shprehur spanjolli.

Sipas mediave të ndryshme franceze dhe spanjolle, Mbappe sezonin e ardhshëm mund të luaj te skuadra e Real Mdridit.

Exit mobile version