-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Al Jazeera: Rita Ora këndoi për pavarësi, por kah po shkon Kosova?

Përderisa Rita Ora zbaviste mijëra kosovarë si pjesë e festimeve të pavarësisë, një poster në rrethojat e qeverisë kryesore të Kosovës shfaqte qindra të rinj që nuk ishin parë që afër 20 vjet, e që besohen të jenë kidnapuar nga forcat serbe të sigurisë.

Nënat e atyre që ishin zhdukur gjatë luftës së Kosovës për pavarësi e kishin ngjitur posterin – një metaforë e përshtatshme për vendin evolues të këtij shteti në botë në dhjetëvjetorin e pavarësisë së vet –  tek pastrohet, i etur për t’u pranuar nga Perëndimi, por ende i trazuar nga trashëgimia e konfliktit dhe ndarjes etnike, shkruan Al Jazeera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Prishtina ta çojnë përpara gjykatën për krime të luftës: Dhomat Speciale, transmeton Klan Kosova.

Kosova sot ka rritjen më të lartë ekonomike në rajonin e Ballkanit, dhe parashikohet ta arrijë 4.8 përqindëshin këtë vit, dhe me sukses e ka adaptuar euron.

Papunësia e të rinjve mbetet problem i vazhdueshëm, që ekziston në afër 60 përqind të vendit ku gjysma e popullatës përbëhet nga personat nën 25 vjet.

Mediumi arab, Al Jazeera, i diskutoi këto probleme me personalitete me ndikim në Kosovë, respektivisht me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, si dhe ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Haradinaj ka thënë se nëse kombet evropiane e mbajnë njërin nga rajonet e tyre të dobët, ata e mbajnë edhe veten të tillë.

“Çdo komb evropian humb para…duke e mbajtur Serbinë dhe Kosovën të pa definuar. Kjo është e dëmshme për secilin komb evropian, sepse nëse e mbajnë njërin nga rajonet e tyre të dobët, ata e mbajnë veten të dobët. Kemi humbur shumë kohë, dy dekada që nga lufta, dhe kjo është në Evropë. Të gjitha ato investime; ushtarake, politike, financiare. Është shumë irracionale që të mbetet punë e papërfunduar”, ka thënë Haradinaj, shkruan Al Jazeera.

“Na brengos, por është po ashtu potenciali ynë”, ka vijuar ai duke iu referuar rinisë së papunësuar.

“Popullata e re ka një shpirt sipërmarrësie, dhe janë vërtetë të përgatitur që të ballafaqohen me atë që mund t’ua ofrojë tregu ekonomik. Puna jonë është që ta prezantojmë një ofertë, një ofertë pune për çdo qytetar në vendin tonë ,për çdo sipërmarrës në vendin tonë por po ashtu edhe për investitorët e huaj. Kjo fillon me sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit”.

Për Kosovën ka folur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka thënë se për një shtet 10 vjeçar, Kosova nuk është duke ecur fare keq.

“Për një shtet 10 vjeçar, nuk po shkon keq. Ka një kushtetutë bashkëkohore, ligje moderne evropiane, ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, një nga më të lartat në Evropë”, ka thënë Delawie.

“Çfarë ndodh në të ardhmen varet shumë nga liderët e Kosovës. Ata duhet të fokusohen më shumë në gjërat si sundimi i ligjit, të merren me shkallën e papunësisë dhe në të pasurit raporte më të mira me vendet fqinje, Serbinë, Malin e Zi”.

“Sundimi i ligjit është një sfidë definuese për Kosovën, dhe do ta përcaktojë suksesin e një vendi që ec përpara”.

Delawie nuk e la pa folur edhe për Gjykatën Speciale të cilën e sheh si element të sundimit të ligjit.

“Dhomat Speciale janë një element i sundimit të ligjit, është e rëndësishme që të sjellim drejtësi për viktimat, e të gjitha etnive, nga përpjekjet e Kosovës për çlirim rreth të 1999-ës”.

“Askush nuk po e vë në dyshim, së paku jo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vështirësinë për çlirim. Por është e pamundur që ta eliminojmë faktin që disa krime lufte janë kryer, dhe me ato krime të luftës duhet ballafaquar”.

Në anën tjetër, kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se është në interes të Kosovës që të kalohet nëpër Gjykatën Speciale, në mënyrë që të hiqen dyshimet rreth lirisë së Kosovës.

“Do t’i respektojmë [Dhomat Speciale]. Do të kalojmë nëpër atë proces sepse është në interesat e Kosovës për ta hequr çfarëdo dyshimi rreth lirisë tonë”, ka thënë Veseli.

“Jemi shteti i vetëm në ish-Jugosllavi që krijojmë Dhoma Speciale të llojit të tillë. Shumë njerëz janë të pakënaqur sepse ka shumë varreza masive këtu në Kosovë që ishin krijuar nga agresori serb, dhe askush nuk ishte mbajtur përgjegjës për këtë”.

“Këtu në Ballkan, kemi atë lloj pakënaqësie gjithmonë. ‘Pse po na ndodh kjo vetëm neve’, por në të njëjtën kohë, jemi shumë të arsyeshëm për këtë, jemi krenarë për luftën tonë”.

Ndërkaq Bajram Hajrizi, i mbijetuar i Masakrës së Reçakut, në të cilën kishte humbur vëllanë, është ende i papunë ndonëse ka magjistruar për histori. Duke folur për vëllanë e vrarë, ai thotë se qeveria e ka neglizhuar këtë fshat që pas luftës.

“Është vërtetë e vështirë të mendosh për atë që ka ndodhur. Ai ishte vetëm 18 vjeçar dhe u vra këtu. Babai im nuk ka ardhur te ky vend që nga 1999-ta. Kemi tokë këtu afër ku dikur prisnim drunj për tu ngrohur gjatë dimrit, por ai nuk është kthyer kurrë shkaku i asaj që i kishte ndodhur birit të tij”, ka thënë Hajrizi.

“Nëse e konsiderojmë kontributin e Reçakut  për shtetin e Kosovs, mendoj që qeveria nuk e ka shpaguar atë sakrificë. Kemi shumë të rinj që pajisen me diploma universitare , por që janë të papunë”.

“Zhvillimi ekonomik është ngulfatur. Në fshatin tonë, kemi ndërtuar gjithçka vetë. Në çdo shtëpi të fshatit, ka një person që ka migruar dhe që siguron të ardhura për familjen. Mendoj që kemi mbetur të anashkaluar nga qeveria në Prishtinë”.

Për pavarësinë e Kosovës është e lumtur edhe Nysrete Kumnova, pjesë e “Thirrjet e Nënave” që është në kërkim të të dashurve të tyre, por thotë se nuk do të mund ta festojnë deri kur ta dinë se ku janë të varrosur më të dashurit e tyre.

“Jemi të lumtur për pavarësinë e Kosovës, por do të mund ta festojmë vetëm kur ta dimë se ku janë të varrosur më të dashurit tanë”.

Ndërkaq, Silvana Markoviq, një serbe që në artikullin e Al Jazeera-s shkruan se burri i saj ishte kidnapuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, thotë se për tërë familjen e saj është e rëndësishme që ata ta gjejnë të vërtetën.

“Për tërë familjen tonë, gjëja më e rëndësishme është që ta gjejmë të vërtetën. Gjëja më e vështirë është që të jetosh në paqartësi. Kemi jetuar me këtë për gati 20 vjet”, ka thënë Marinkoviq.

“Nëse kanë dashur që të bëjnë diçka për këtë, kanë mundur ta bëjnë shumë kohë më parë. Më herët, policia dhe Kombet e Bashkuara kishin dëshmi që ishin ende të freskëta, por donin që ta fshihnin të vërtetën. Prandaj nuk i besoj kësaj gjykate speciale”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img