Një tjetër lojtar i njohur i futbollit evropian do të përfundojë në Arabinë Saudite.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.
Al Ittihad është afër ta finalizojë transferimin e futbollit brazilian, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Klubet kanë arritur marrëveshje rreth kontratës dhe detajeve dhe gjithçka mund të finalizohet me kontratë në orët në vazhdim.
Përfaqësuesi brazilian pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me një pagë të majme në Saudi Pro League.
Kështu, Liverpooli do të mbetet pa lojtarin që dha kontribut të madh në sukseset e arritura në vitet e fundit.
E në këtë rast Premierliga po e humb një tjetër yll të saj.