1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Akuzon opozita: Kryetari i Skenderajt emëron drejtor njeriun e akuzuar për keqpërorim vote

Fadil Nura dy ditë më parë e mori edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Skënderajt, pas fitores në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Nura ka publikuar listën e drejtorëve që do të jenë pjesë e qeverisjes së tij në katër vitet e ardhshme në këtë komunë.

Në mesin e të cilëve, ka emëruar edhe një person i cili ka pasur probleme me ligjin. Alban Shala, akuzohet nga opozita në këtë komunë për keqpërdorim votash.

Shala u emërua Drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Skënderajt, por ai në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019, është akuzuar se ka keqpërdorur votat në fshatin Runik të kësaj komune.

Në shkollën “Shotë Galica” të Runikut, po zhvillohej procesi i votimit, ndërsa, Alban Shala ishte kryesues i kësaj qendre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë vendvotim kishin të drejtë vote 750 qytetarë, 299 banorë kishin dalur për të votuar, por që ishin zhdukur 450 fletëvotime të zbrazura.

Ish-kryetari i AAK-së në Skënderaj, Qazim Xani ka thënë për Gazetën Insajderi se Alban Shala ka bërë marrëveshje me PDK-në për të mbushur ato fletëvotime të zbrazura me vota për dy partitë në fjalë.

Sipas tij, ky veprim i tij ishte ndalur në gjysmë, pasiqë policia kishin arritur në vendin e ngjarjes. Ai dhe personat e tjere që kanë qenë në vendvotim si të dyshuarit janë marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

 “Alban Shala u kanë kryesues i AAK-së për zgjedhje në Runik dhe ka bërë marrëveshje me PDK-në, ku i ka marrë 450 fletëvotime edhe u shku në katin e dytë në shkollë të Runikut e i kanë mbushë 300 fletëvotime për PDK, e 150 për Bekë Berishën e AAK-së”.

“Janë shku popullata me votu, por klasën e kanë gjetë zbraztë edhe i kanë lajmru policinë edhe pastaj policia i kanë nxanë me 450 fletëvotime edhe i kanë dërgu në prokurori edhe atij I ishte caktuar masa arrestit shtëpiak prej një muaji”, ka thënë Xani për Insajderin.

Xani ka deklaruar se Alban Shala i ka marrë 3000 euro për këtë marrëveshje me PDK-në dhe se për këtë punë kishte qenë në dijeni edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por që ky i fundit kishte kërkuar nga Xani të mos fliste për këtë çështje.

“Ai ka bërë marrëveshje me PDK-në edhe i ka marrë 3000 euro. Unë e kam lajmru Ramush Haradinaj, po ai më ka thanë mos ba za se e rregullojmë, kurse pas 4-5 muajve u ardhë Bekë Berisha e ka thyer derën e zyrës së AAK-së, në Skënderaj ka ora 20:00 edhe e ka vendos vëllaun e Alban Shalës kryetar të AAK-së”, është shprehur ai.

Shala e kishte mohuar të ketë qenë pjesë e këtij keqpërdorimi. Sipas tij, dikush e shfrytëzoi mungesën e tij sa ishte në pauzë dhe kur ishte kthyer, ai ishte njoftuar se aty mungonin fletëvotimet.

Lidhur me këtë rast, policia dhe prokuroria kishte intervistuar disa persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësim i dokumenteve të votimit”.

Për këtë rast ende nuk ka ndonjë kallëzim penal e nuk është arrestuar asnjë person i dyshimtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img