Ish-efektivi i policisë, Jeton Lami është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 2 vite e 10 muaj burg për “Shpërdorim detyre”.
Lami është personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.
Agjenti i policisë u arrestua në 24 gusht pasi në dy momente doli nga kamerat filmike, teksa shoqëronte Ervis Martinajn, personin e kërkuar nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve” me qëllim vrasjen e Endrit Dokles.
Por teksa SPAK dhe policia e kërkonte me qëllim arrestimin e tij, Martinaj është zhdukur në 8 gusht 2022. Në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin policia dhe prokuroria e Laçit, zbuloi se ai shoqërohej me agjentin e policisë Jeton Lami.