1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Akuzohet koalicioni për ndëshkimet nga BE-ja

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se Raporti për Kosovën i vitit 2016 është ndëshkim për politikanët kosovarë, të cilët nuk po i kryejnë obligimet e veta. Opozita dhe analistët akuzojnë Qeverinë për neglizhencë në procesin integrues, ndërsa pushtetarët pas 17 vjetësh zotohen për fleksibilitet.
Notat e dobëta që i ka marrë Kosova nga Komisioni Evropian në Raportin e Progresit i adresohen Qeverisë së Kosovës dhe “Koalicionit të elefantëve”, i cili ka lënë pas dore agjendën integruese, duke u marrë më punë periferike.
Kështu të paktën konsiderojnë përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë, sipas të cilëve “pengesë kryesore e integrimit është Qeveria”, shkruan “Zëri”.
Ndërkaq pas “shuplakës” nga Brukseli autoritetet në Prishtinë janë zotuar se kësaj here do t’i marrin seriozisht vërejtjet dhe rekomandimet e BE-së duke qenë më fleksibilë në përmbushjen e detyrave.
Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka thënë se raporti i fundit është ndëshkim për politikanët, madje ajo ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pa ratifikim të Demarkacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img