6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Akuzohen pesë zyrtarë të MSH-së për licencim të jashtëligjshëm

Ish-kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, dhe katër zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë do të dalin para gjykatës për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me lëshimin e një certifikate për fabrikën e barnave “Tre Pharm”.

Kryeinspektorja farmaceutike, Remzije Thaçi, inspektorët Rifat Muriqi e Lendita Fetahaj si dhe udhëheqësja e Departamentit të farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Lindita Avdyli, së bashku me ish-kryeshefin Dushi akuzohen se ia kanë lëshuar fabrikës “Tre Pharm” certifikatën për Praktikë të Mirë të Prodhimit (PMP) pa nxjerrë ende Udhëzim Administrativ për këtë çështje ndërsa një vit më vonë kanë refuzuar ta certifikojnë fabrikën “Prima Pharm” me arsyetimin se nuk kanë bazë ligjore për t’ia lëshuar një certifikatë të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të këtij raporti në aktakuzë thuhet se kryeshefi i atëhershëm i AKMPS-së, Ilir Dushi, kishte lëshuar certifikatën e PMP-së.

Në kohën kur i është lëshuar kjo certifikatë “Tre Pharmit”, Kosova nuk ka pasur ligj për certifikim në PMP. Udhëzimi Administrativ për këtë çështje është miratuar në gusht të vitit 2013.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img