Site icon PrishtinaPress

Akuzohen për spiunazh/ Finlanda dëbon 9 punonjës të ambasadës ruse në Helsinki

Finlanda ka lajmëruar se nëntë diplomatë rus u është kërkuar të largohen nga ambasada ruse në Helsinki me dyshimin për spiunazh.

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” tha zyra e presidentit në një deklaratë, duke shtuar se do të informonte ambasadorin rus për dëbimet.

Vendimi u mor në një takim midis presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të vendit për politikën e jashtme dhe të sigurisë. /Abc news

Exit mobile version