Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chirsopher Hill, nga Presheva iu ka dhënë përgjigje edhe të gjithë atyre që e akuzojnë se ia mbanë anën Beogradit, shkruan Express.
Hill ka thënë se ai ndodhet si ambasador në kryeqytetin serb për të ndjekur dhe përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se interes i Washingtonit zyrtar është që të ketë raporte dukshëm më të normalizuara në mes të Kosovës dhe Serbisë në linjë me atë që është duke e bërë emisari Miroslav Lajcak.