Site icon PrishtinaPress

Akuzat e Trump-it për vjedhje votash, reagon stafi i Biden-it

Teksa numërimi i votave në ShBA po vazhdon, Trump pak më parë dha deklaratën e tij të parë për shtyp pas votimeve.

Ai u shpreh se demokratët janë duke vjedhur votat dhe se është e turpshme që të shkohet në qendrat e votimit për të votuar pas mbylljes së tyre.

Mbi këtë deklaratë të Trump së fundmi ka ardhur dhe reagimi nga pala republikane.

Ka qenë shefi i fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon ai i cili u shpreh se janë të gatshëm të luftojnë dhe ti rezistojnë përpjekjeve të Trump.

Presidenti aktual deklaroi se do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për të ndaluar numërimin e votave, O’Malley u shpreh avokatët e tyre do ta pengojnë Presidentin aktual të SHBA.

“Është skandaloze sepse është një përpjekje për të hequr të drejtat demokratike nga qytetarët amerikanë. Është e paprecedent sepse asnjëherë në histori një president nuk u përpoq të mbyste zërin e amerikanëve në zgjedhje kombëtare.Nëse presidenti vendos të ndjekë kërcënimin e tij, ne kemi ekipe ligjore të gatshme t’i rezistojnë përpjekjes së tij”– thotë ai.

Exit mobile version