3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Akuzat e reja për krime lufte, deklarohet edhe Kadri Veseli: I kam lexuar akuzat, vetëm kam dëshirë…

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm.

I pyetur nga gjykatësi Guillou se a ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të datës 29 prill 2022, e cila përmban ndryshimet, pra akuzat e reja, Veseli e konfirmoi këtë.

Më pas, i erdhi radha leximit të akuzave nga sekretarja e gjykatës.

Pas leximit të akuzave të reja kundër tij, Veseli u deklarua i pafajshëm për akuzat e reja me të cilat ngarkohet nga Prokuroria e Specializuar.

“I kam lexuar akuzat, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të filloj sa më shpejtë dhe të kem të drejtën time të shpreh pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këtij gjyqi të nderuar”, tha Veseli. “Deklarohem i pafajshëm”.

Prokuroria po pretendon se Kadri Veseli dhe tre të bashkë-akuzuarit e tjerë, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.

Ndryshe, në vendimin e gjykatësit paraprak, me anë të së cilit ka caktuar datën e paraqitjes së tyre, thuhet se më 3 shtator 2021, ZPS ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar për tu konfirmuar nga gjykatësi paraprak.

Tutje, thuhet se më 22 prill 2022, pasi urdhëruan palët të paraqisnin dhe u mor përgjigja e mbrojtjes dhe e ZPS-së, mbi materialin mbështetës të amendamenteve që konsiderohet se përbëjnë akuza të reja që mbështesin konstatimin e dyshimit të bazuar mirë në pajtim me rregullin 86 (4) të Rregullores, gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën e ndryshuar

Kurse, thuhet se më 29 prill 2022, ZPS- ja dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar publikisht të redaktuar dhe dokumentet përkatëse.

Më 9 nëntor të vitit të kaluar, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img