7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Akuza se autobusët e rinj kanë ardhur nga rezervat e Kroacisë

Kryesuesi i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri i cili kontestohet nga Komuna e Prishtinës ka dyshime se autobusët e Ivekos nuk erdhën nga Çekia por nga ndonjë rezervë e Kroacisë.

Sipas tij kjo u vërejt nga ngjyra  më shumë nuanca të  këtyre mjeteve të transportit por dhe nga tabelat e regjistrimit të autobusëve.

Për këtë sipas Avdi Ferrit drejtuesit komunal janë nën hetime nga polica ekonomike.

“Ato autobusë me ngjyrë të verdhë, njëri është i verdhë, tjetri i portokalltë. Çka domethanëë kjo. Sot ngjyrosja e mjeteve të transportit, përzierja e ngjyrave bëhet me kompjuter dhe nuk munden me kanë ndryshe. Po këto autobusë kanë ardhe prej një stokut në Kroaci dhe janë ka bëhen hetime për këtë”, tha Ferri.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe Njësitin për Krime Ekonomike për të kuptuar nëse vërtetë janë duke bërë hetim për trafikun urban, por zyrtarë të saj nuk e kanë pohuar dhe as mohuar këtë gjë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img