0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Akuza për korrupsion/ Barcelona akuzohet se pagoi një zyrtar të lartë për të ndikuar te gjyqtarët

FC Bacelona po përballet me akuzën për korrupsion pasi dyshohet se kanë paguar mbi 7.3 milionë euro midis viteve 2001 dhe 2018 për firmat në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, një ish-zëvendëspresident i komitetit të gjyqtarëve të Spanjës.

Të premten, zyra e prokurorit publik tha se prokurorët spanjollë kishin paraqitur një ankesë kundër gjigantit katalunas dhe dy prej ish-presidentëve të klubit lidhur me pagesat e supozuara ndaj një kompanie në pronësi të zyrtarit të lartë të gjyqtarëve për të ndikuar në rezultatet e ndeshjeve.

Klubi dyshohet se ka paguar mbi 7.3 milionë euro midis viteve 2001 dhe 2018 firmave në pronësi të Enriquez Negreira, i cili mbajti rolin e tij në Federatën Spanjolle të Futbollit midis viteve 1993 dhe 2018.

Prokurorët pretendojnë se nën një marrëveshje të fshehtë dhe “në këmbim të parave”, Negreira favorizoi Barcelonën “në vendimet e marra nga gjyqtarët në ndeshjet e luajtura nga klubi, si dhe në rezultatet e garave”.

Klubi mohoi këto pretendime muajin e kaluar, duke thënë se ata thjesht kishin paguar një konsulent të jashtëm që i furnizonte me “raporte teknike në lidhje me referimin profesionist”, duke e quajtur atë “një praktikë të zakonshme midis klubeve profesionale të futbollit”.

Akuza fokusohet në 2.9 milionë euro të paguara midis viteve 2014 dhe 2018, ku pretendohet se Barcelona – me ndihmën e ish-presidentëve Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu – arriti një “marrëveshje verbale konfidenciale” me Negreiran.

Rosell, Bartomeu, Negreira dhe dy ish-zyrtarë të tjerë të Barcelonës tani po akuzohen për korrupsion në sport, administrim të padrejtë dhe falsifikim në dokumentet tregtare.

Hetimi ka nisur nga një kontroll tatimor. Sipas gazetës “El Pais”, Negreira i tha agjencisë spanjolle të taksave se qëllimi i Barcelonës me pagesat ishte të kishte gjyqtarë “neutralë” në ndeshjet e tyre.

Çështja në fjalë është marrë tani nga zyra e prokurorit publik spanjoll, e cila ka lëshuar këtë të premte këtë deklaratë: “FC Barcelona mori dhe mbajti një marrëveshje verbale rreptësisht konfidenciale me Jose Maria Enriquez Negreira, në mënyrë që, në cilësinë e tij si nënkryetar i komitetit teknik të arbitrazhit (CTA) dhe në këmbim të parave, të kryente veprime për të përfituar FC Barcelona në vendimet e gjyqtarëve”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img