Site icon PrishtinaPress

Akuza për keqpërdorim të detyrës, Gjykata merr vendim për Pal Lekajn

Deputeti aktual i AAK-së, Pal Lekaj, është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe për mashtrim lidhur me subvencione gjatë kohës kur ishte kryetar i Komunës së Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Gjakovë.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit G.R., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit  P.L. dhe I.I. të cilët sipas aktakuzës, akuzohen se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së. Ndërsa i pandehuri V.H., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale; “Mashtrimi lidhur me subvencionet” në vazhdimësi nga neni 262 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, rast në cilin ishin të prfshirë edhe persona të tjerë.

Exit mobile version