5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Akuza, kallëzime penale e padi – gjykata ‘arenë dyluftimi’ mes VV-së e PSD-së

Ndarja e Vetëvendosjes në dy parti, nuk la shumë hapësirë për miqësi mes kolegëve të vjetër.

Që nga formimi i PSD-së me kryetar Shpend Ahmetin, ish-kolegët që dikur i përkisnin një subjekti, nuk lanë gjë pa i thënë e akuzuar njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.

Përballjet në parlament, kuvende komunale, rrjete sociale e media ishin ‘arenat e dyluftimeve’ mes Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate.

Por, përballjet e kohëve të fundit mes miqve të vjetër kaluan në një rrafsh tjetër, në atë të gjykatave.

Së fundmi, Vetëvendosja dorëzoi kallëzim penal ndaj të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me pretendimet për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht.

Sipas të njëjtit pretendim, Vetëvendosje dyshon se në këtë tender u keqpërdorën më shumë se 530 mijë euro.

Duarkryq në këtë përballje nuk qëndroi as i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai dërgoi padi ndaj Vetëvendosjes për shpifjet që, sipas tij, ata i bënë për tenderin e qumështit.

“Sot ushtrova padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për shpifjet e vazhdueshme që i ka bërë, posaçërisht në këtë rast – ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam bërë sepse ata tërë kohën e kanë shpallur veten gjykatës, edhe pse kanë qenë tërë kohën në furnizimin me qumësht dhe të gjitha këto furnizime, të cilat ata i kanë potencuar, kanë ndodhur sa kam qenë unë në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Ahmeti pas dorëzimit të partisë.

E veprimin në fjalë të Shpend Ahmetit, Vetëvendosja po e konsideron si shou të radhës.

Asamblisti i këtij subjekti në Prishtinë, Egzon Azemi, për lajmi.net thotë se Ahmeti, ndërmori këtë veprim për të shpërlarë veten nga përgjegjësia.

“Për mua kjo ishte veç një shfaqje e radhës e kryetarit për shkak që kallëzimi jonë penal dhe të gjitha kërkesat tona kanë qenë se qysh për pesë vite për 530 mijë euro më shtrenjtë bëhet i njëjti tender, e njëjta sasi dhe i njëjti produkt, dhe ma merr mendja që është vetëm një shou i tij”, tha Azemi.

Sipas tij, vetë Ahmeti e di që nëse kjo lëndë shqyrtohet, e njëjta mund të kthehet prapa nga Gjykata.

“Ai duke e ditë qysh e theksoi edhe vetë që sistemi i drejtësisë lë shumë për të dëshiruar, dhe e di sigurisht që kjo lëndë zgjat me vite të tëra, edhe një far forme sot e bëri një shpëlarje duke thënë se i padita edhe unë se ato janë shpifje e kështu me radhë, edhe pse besoj që nëse veç trajtohet kjo lëndë do të del e pavlefshme”, përfundon Ahmeti.

E punë efikase të gjykatave në këtë rast pret politologu, Ramush Tahiri.

Për lajmi.net ai thotë edhe nëse dikush, në këtë rast VV ose PSD, dëshiron që gjyqin ta përdor për qëllime politike, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas tij, një çështje e tillë mund të bëhet politike vetëm në bazë të interpretimit të mediave.

“Padia në gjyq  është e tillë, dhe nëse gjyqi është i pavarur, atëherë i njëjti punon në bazë të padisë private dhe në bazë të fakteve. Gjyqi, edhe po të dojë dikush nuk mund të shfrytëzohet për qëllime politike, sepse gjyqi vepron në bazë të fakteve. Kjo mund të shfrytëzohet si politike nga mediat të cilat e prezantojnë deklaratat e avokatëve dhe palëve në opinion”, thotë Tahiri.

Siç thotë ai, e njëjta çështje në këtë rast është punë e inspektorëve dhe jo punë e një grupi të caktuar politik, ngase siç thotë ai në këtë rast grupi nuk është palë e një çështjeje.

“Mos m’i prezantua mediat këto çështje kjo mbetet në kuadër të gjykatave, kjo është edhe punë e inspektorëve, dhe nuk është punë e grupit të caktuar politik, sepse grupi i caktuar politik në këtë rast nuk është parasysh. Tani Gjykata mund mos ta marrë fare parasysh këtë çështje”, ka thënë ai.

Theksojmë, se përveç në nivel komunal, Vetëvendosje e PSD u përplasen edhe në nivel qendror.

Në seancën e fundit të Kuvendit ku u votua buxheti i Kosovës, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se ish-kolegu i tij në VV, Glauk Konjufca, kishte qenë një vit rresht pjesë e SHIK-ut.

Për këto deklarata, Molliqaj do të përballet në gjyq me Konjufcën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img