Kreshnik Gashi nga BIRN, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës i cili ka kërkuar që të ngrihet më shpejt aktakuza për kriminelin Milan Radoiçiq.
Ai në “Five” të TV Dukagjinit tha se çdokush që kërkon që aktakuza të ngritet shpejt dëshiron që Radoiçiq të shpëjtojë sa më lehtë nga burgu.
“Unë besoj që Kurti e din cka po merret në terren nga prokuroria dhe policia në grumbullimin e provave për Radojciqin. Kryeminsitri ish dashtë me ditë, ministrat, që provat në teren pë Radojciqin nuk janë grumbulluar të gjitha. Vetëm para një jave janë identifiku shpiat pasuritë e reja që janë në pronësi të grupit kriminal. Nëse aktakuza ish ngrit kur thoshte kryeministri këto prona kishin mbetë jashtë. Pra me urgjencë që thotë Kurti, apo armët tjera që janë nxënë kishin mbetë jashtë. Ish dashtë me shku me një aktakuzë të dytë, e e para ish qenë më e dobët”, tha ai.
Po ashtu Gashi tha se kryeministri Kurti është në dijeni për kërkesat e Prokurorisë së shtetit ndaj Ministrisë së Drejtësisë, të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
Informacionet që i ka kërkuar Prokurori sipas Gashit nga shtetet ndërkombëtare nuk janë plotësuar. Shtetet si Gjermania e Amerika nuk kanë kthyer përgjigje.
“Kurti e din cka ka kërku prokurori nga MD në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar. Besoj që ata e dinë që bashkëpunimi juridik ndërkombëtar nuk i ka kthy informacionet që i ka kërku prokuorir. Vende të ndrysme Gjermania e SHBA ende nuk i kanë kthy përgjigje.Duke e ditë që nuk të kanë kthy, edhe rrjetet sociale, google, FB, edhe gjitha tjera që i ke kërku informacione, ti po i lyp prokurorit ngutu, lej këto prova anash. Cili është qëllimi? Qëllimi është me pas ma pak prova për Milanin, më pak prova për grupin e tij. Kur ngritet aktaktuza s’mund t’i përdorim provat e reja. Nëse duam aktakuzë të dobët për Milanin, vazhdojmë me kërku më shpejt”, tha ai.