Një nga ngjarjet më të komentuara gjatë Big Brother VIP Kosova 2 nuk ka dyshim se ishte deklarata e Linda Halimit për Bleron.
Në një nga spektaklet, këngëtarja nga Vitia hodhi akuza për artistin se kishte tentuar ta ngacmonte, duke e ftuar në një dhomë hoteli.
I ftuar në programin e Ermal Peçit ‘E diela jonë’, këngëtari tregoi të vërtetën e tij dhe faktin se sa e vuante në izolim se si familjarët do e kishin pritur këtë.
Blero mes tjerash deklaroi se e ka falur Lindën, por nuk ka për t’iaa harruar kurrë.
“Kur një njeri e ka mizën pas veshit fillon e argumenton dhe bërtet, kjo gjë nuk ndodhi me mua. Secili ka edukatën e vet deri ku do me shku, unë s’do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë siç bëri Lindita. Brenda mendova që kjo po e bën për lojë, për tu ngritur, por kur dola jashtë pashë që jo vetëm që nuk është ngritur por është ulur”, u shpreh ai.
I njëjti theksoi: “Ajo e ka bërë për vemendje por kjo është një vëmendje e keqe. Jam njeri që fal por nuk harroj kurrë”.
Linda veç kësaj hodhi edhe shumë deklarata bombastike për banorët e tjerë.