1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Akuza e gazetarit të njohur: Lojtarët e Francës u helmuan, për t’i dorëzuar Messit trofeun e Kupës së Botës

Argjentina është kampionia e Kupës së Botës, pasi argjentinasit mposhten pas gjuajtjes së penalltive Francën, me kohën e rregullt që u mbyll 3-3 mes tyre, në një finale spaktakolare në këtë turne.

Lionel Messi merr kështu edhe trofeun e munguar në karrierën e tij futbollistike, duke shënuar plot 5 penallti, si asnjëherë më parë në një Botëror.

Gazetari i njohur, Piers Morgan i cili ka realizuar intervistën e famshme me Cristiano Ronaldon ka hedhur disa dyshime për Kupën e Botës.

Morgan në Twitter ka shkruar se lojtarët e Francës nuk janë prekur nga gripi i devesë, por janë helmuar në mënyrë që Argjentina ta fitojë finalen.

“Nuk ishte një virus, skuadra franceze u helmua me qëllim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare.

Kjo, duke qenë se disa lojtarë francezë, në mënyrë misterioze u sëmurën nga një virus, ndryshe nga ekipet e tjera, që nuk pësuan gjë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img