5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Akuza e Bekim Jasharit: Kompania e Rukollit e largoi punëtorin Besnik Ahmeti veç pse ishte kandidat i Listës sime

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, ka pretenduar se një asamblist i Listës së tij është larguar nga puna në qumështoren “Drena” vetëm për shkak të aktivitetit politik përkrah tij.

Këtë pretendim e ka mohuar pronari i kompanisë, Rrustem Rukolli.

“’Përderisa ti rrin me Bekimin, ne kemi me të qitë prej punës’. A s’është kërcënim ky? Tash është kandidat për Asamble, djali i dëshmorit Malush Ahmeti, Besnik Ahmeti nga fshati Rezallë. Në Listën time është zgjedhur asamblist. Ka punuar për gjashtë vjet në firmën ‘Drena’ te Rrustem Rukolli edhe e ka qitë prej punës menjëherë, vetëm pse ka hy në Listën e Bekim Jasharit. Ku ka gjest më të ulët, janë të të njëjtit fshat”, u shpreh Jashari në emisionin “Kallxo Përnime”.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me pronarin e kompanisë “Drena”, Rrustem Rukolli. Ai tha se largimi nga puna nuk kishte të bënte me aktivitetin politik të asamblistit.

Biznesmesni Rrustem Rukolli është identifikuar në publik si njeri i afërt me Sami Lushtakun.

“Nuk qëndron ajo, veç pse ka qenë në Listë. Pse është largu janë çështje të mia edhe të punëtorit. Nëse punëtori mendon që iu ka bërë e padrejtë, mundet me i ndjekë rrugët e veta ligjore, por nuk ka të bëjë me funksionimin e tij në ndonjë parti”, ka thënë Rukolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img