5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Akullore për të cilën nuk ju nevojiten aparate të shtrenjta: E shijshme, krematoze – e mrekullueshme!

Ndonjëherë mjafton të keni pak imagjinatë, vullnet dhe recetë të mirë.

Përbërësit për akullore nga çokollata:

– 200 g çokollatë të zezë,
– 5 të verdhë të vezëve,
– ½ filxhani sheqer,
– 500 ml qumësht.

Përgatitja:

1. Çokollatën e zezë shkrijeni në avull.

2. Në një enë tjetër përzieni mirë të verdhët e vezëve dhe sheqerin (mund të përdorni edhe sheqer pluhur). Pasi t’i keni rrahur mirë të verdhët e vezëve, shtoni ngadalë qumështin dhe përzieni.

3. Përbërjen qiteni në një tenxhere të vogël dhe shtoni çokollatën e shkrirë. Përzieni në zjarr të vogël derisa përbërësit të homogjenizohen, pastaj hiqeni nga zjarri para se të vlojnë. Lini disa minuta që të ftohen dhe qitni në enë llamarine, të cilën e keni futur në frigorifer ngrirës disa orë.

4. Të gjitha përzieni mirë dhe futni në frigorifer ngrirës 45 minuta. Nxirreni përbërjen nga frigoriferi e cila është ngurtësuar pak dhe përzieni dhe kthejeni në frigorifer edhe 45 minuta.

5. Sërish nxirreni dhe sërish përsëriteni procedurën dhe kthejeni në frigorifer ngrirës dhe lëreni të qëndrojë edhe një orë e gjysmë derisa të forcohet plotësisht. Në këtë mënyrë do të shmangni krijimin e kristaleve të akullit dhe do të keni akullore krematoze të shijshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img