Site icon PrishtinaPress

Akullore pemësh pothuajse për një minutë: Do ta përgatitni çdo ditë!

Provoni ëmbëlsirën e shkëlqyeshme të akullt, e cila do t’ju freskojë dhe ftohë shumë shpejt

Përbërësit:

▪ 70 g jogurt
▪ 20 kumbulla
▪ 2 banane të ngrira
▪ një lugë mjaltë, sipas dëshirës edhe më shumë nëse doni shije të ëmbël
▪ një lugë e vogël vanilje
▪ një lugë e vogël lëng limoni
▪ një lugë fara chia

Përgatitja:

I bashkojmë të gjithë përbërësit i fusim në blender. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.

Masën e përgatitur e hedhim në enën për akullore, të cilën e kemi futur paraprakisht në frigorifer.

Pasi kanë kaluar pak orë do të shohim që akullorja është gati dhe kur do ta shijojmë, do ta kuptojmë që mundimi që kemi bërë në përgatitje ia vlen.

Shijojeni!

Exit mobile version