Provoni ëmbëlsirën e shkëlqyeshme të akullt, e cila do t’ju freskojë dhe ftohë shumë shpejt
Përbërësit:
70 g jogurt
20 kumbulla
2 banane të ngrira
një lugë mjaltë, sipas dëshirës edhe më shumë nëse doni shije të ëmbël
një lugë e vogël vanilje
një lugë e vogël lëng limoni
një lugë fara chia
Përgatitja:
I bashkojmë të gjithë përbërësit i fusim në blender. Trazojmë mirë gjithë përbërësit.
Masën e përgatitur e hedhim në enën për akullore, të cilën e kemi futur paraprakisht në frigorifer.
Pasi kanë kaluar pak orë do të shohim që akullorja është gati dhe kur do ta shijojmë, do ta kuptojmë që mundimi që kemi bërë në përgatitje ia vlen.
Shijojeni!