2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Aktvendimi i prokurorisë, nisin hetimet për profesorin Xhevat Krasniqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka marrë aktvendim për të nisur hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, tha ajo për Klankosova.tv

Xhevat Krasniqi, ishte pezulluar nga rektorati i Universiteti të Prishtinës më 23 prill.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, u tha në komunikatën e UP-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img