1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, i pamundur

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i pamundur.

Sipas Shalës, pajtimi mund bëhet vetëm në bazë të vullnetit të të dyja palëve dhe pasi të pranohet e vërteta.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se procesi i pajtimit mund të shkojë përpara vetëm nëse udhëhiqet nga njerëz kredibilë dhe të besueshëm për të dyja palët.

Sipas Shalës, Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin nuk mund të nxjerrë aktgjykime për ta dënuar dikë, por me punën e tij mund t’i ndihmojë gjykatat.

Sipas tij, qëllimi i këtij Komisioni është relaksimi i raporteve, mbledhja e informatave, konsultimet publike dhe hartimi i raporteve, mbi bazën e të cilave pastaj mund të ndërmerren lëvizje të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img