1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Aktori shqiptar hodhi gruan nga ballkoni i banesës dhe më pas vrau veten

Florind Belliu është aktori shqiptar i cili hodhi gruan nga ballkoni në New York dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa sot gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.

Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë.

Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij.

Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike./abcnews.al/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img