Home Baner Aktori kosovar viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Aktori kosovar viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Aktori kosovar, Jeton Zogjani, ka shkuar sot në Hagë. Ai njofton se takoi ish-Presidentin Hashim Thaçi, ish-kryparlamentarin Kadri Veselin dhe kreun e organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatin, që qendrën e paraburgimit në qytetin holandez.

Zogjani thotë se ish krerët e vendit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin me “moral të fortë”.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlametarin Kadri Veseli, me ç’rast takova edhe Hysni Gucatin.

Te fort, si asnjeher me pare!

Te fala te gjithve, dhe shume mirenjohes per gjithcka.

Takimi me ta ishte i karekterit njerezor dhe miqesor.

Perkunder farses dhe padrejtesise qe po u behet, ata ishin te forte dhe me moral te lartë. U Shpreha mirenjohjen time atyre dhe nepermjet tyre te gjithe shokeve e bashkeluftetareve te UÇK-së. Une jam i bindur se ata do dalin faqebardhe dhe te forte nga kjo sfide. Kjo nuk eshte sfida individuale e tyre, por beteja e fundit ne mbrojtje te lirise dhe pavaresise sone nga propaganda dhe lufta e Beogradit qe synim ka njollosjen e luftes sone per liri dhe pavaresi!

Exit mobile version