5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Aktori Istrefi kritikon udhëheqësit: Nuk ndërtuan shtet, por pushtet arrogant që mbron vetëm ata

Aktori Shkumbin Istrefi përmes një statusi në “Facebook” ka folur për gjendjen në vend.

Shkumbin Istrefi ka postuar një status, në të cilin shkruan disa fjalë për gjendjen aktuale në vend.

I indinjuar nga gjendja në të cilën është populli, aktori për këtë situatë akuzon klasën udhëheqëse të vendit.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I SHKUMBINIT, PA NDËRHYRJE:

“Logjika e jetes ose “Hajt vec edhe pak”

Ne kohen kur rrezikohej qenia jone, deri ne vitin 1999, populli ishte kompakt, i bashkuar, humanist dhe i gatshem per te mbrojtur veten. Rrezikoheshim si grup nacional, dhe logjikisht, mbroheshim si grup nacional. Atehere kishin kuptim edhe kenget e vjershat patriotike. Kishte kuptim cdo fjalim patetik. U vrane shume njerez, shume deshmore, shume viktima te dhunimit, shume plage, shume dhimbje, e ne fund shume gezim per shumicen. Fituam lirine.
I pranuam udheheqesit e luftes si udheheqes edhe ne paqe, jo pse mendonim se ishin te duhurit, me te mencmit, me te pregatiturit per te na udhehequr ne paqe. Deshem t’ua shpaguanim disi guximin qe kishin per te na udhehequr ne ate kohe te rende. I gjithe (pothuajse) populli i perkrahte dhe ishin pas tyre. Ndienim obligim qe t’i nderonim me pozita udheheqese. Ata na udhehoqen drejt varferise, joprosperitetit, jozhvillimit ekonomik, korrupsionit, nepotizmit, dhe gradualisht zbehen e po e zbehin ate qe eshte arritur.
Nuk ndertuan shtet por pushtet arrogant qe mbron vetem ata.
Nuk ndertuan arsim, shendetesi. Nuk ndertuan ardhmeri.

Pas 20 vitesh, nuk ka me kuptim retorika patetike. Tash kjo eshte manipulim. Tash retorika patetike ka nentekstin “Hajt vec edhe pak”.
“Hajt edhe pak, se nese nuk na leni edhe pak, na e rrezikojme lirine tuaj. Ne dijme dhe mundemi me destabilizu, dhe gjithe kete e bejme ne emer te “mbrojtjes se shtetit”. Kujt nuk i pelqen shkoni jashte. Le te rrijne vetem ata qe jane ne parti, se na duhen vota. Ata i rahatojme me pune. Ju te tjeret, shkoni ne dreq te mallkuem se nuk ishit patriota e nuk e meritoni Kosoven Nane.”

Keshtu qendron situata sot, pas 20 vjetesh ne liri. Se paku keshtu e shoh une.

Por, kjo eshte plotesisht e natyrshme. Pas nje patriotizmi nacional ne kohe lufte, populli lane borxhin e lirise. Duhen pikerisht 20 vjet. Aq eshte koha e kredise per te lare borxhin e lirise. Pastaj vjen periudha kur populli ka nevoje per patriotizem pragmatik njerezor e zhvillimor, dhe kjo vetedije kerkon kohe per t’u kthjellur.
Kjo eshte shkolle, eshte arsimim, eshte logjika e jetes dhe eshte e domosdoshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img