Vdelja e hershme e kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri ka prekur gjithë opinionin shqiptar.
Mbarë populli sot përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbjen, por edhe krenarinë e një legjende siç ishte ai.
Edhe aktori dhe producenti kosovar Shkumbin Istrefi në llogarinë e tij Facebook ka postuar një status ku ndër të tjera e falendëron të ndjerin Vokrri për krenarinë që na ka dhuruar.
“I lumi ti Fadil. I madh e i vogel jane krenar me ty. Te faleminderit per ndjenjen e krenarise qe na e dhurove ne kohen kur na duhej me se shumti. Pusho ne paqe.”, ka shkruar Istrefi.