Aktori Hagen Mills ka vdekur pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë një vrasje-vetëvrasje në Kentucky, sipas një raportimi të Fox News.
29-vjeçari, i cili luajti në serialin “Baskets” u gjet i vdekur në Mayfield të martën, pasi dyshohet se ka qëlluar një grua në një rezidencë, konfirmoi Departamenti i Policisë Mayfield për Fox News.
Sipas shefit të policisë së Mayfield, Nathan Kent, oficerët iu përgjigjën një thirrje pas orës 5:45 p.m. të martën për një grua që ishte qëlluar.
Pas mbërritjes së tyre, oficerët takuan një grua të quajtur Erica Price, 34-vjeçare, të Mayfield, e cila kishte ‘plagë me armë në krah dhe kraharor’, tha policia.
Price njoftoi oficerët se sulmuesi ishte Mills, i cili e kishte qëlluar atë dhe më pas ia ktheu armën vetes, tha policia.
Sipas policisë, Price u transportua në spital për trajtim dhe është në gjendje të mirë që nga pasditja e së mërkurës. Pas kryerjes së një hetimi, policia konfirmoi që Price është ish- e dashura e tij, me të cilën ka një vajzë të vogël.
Departamenti i Policisë Mayfield tha që tani po heton incidentin si një përpjekje vrasje-vetëvrasje.
Sipas një faqe IMDb për Mills, aktori 29-vjeçar ishte më i njohur për rolet e tij në “Baskets”, “Swedish Dicks” dhe “Bonnie & Clyde: Justified”.