Site icon PrishtinaPress

Aktiviteti fizik zbut depresionin te personat me osteoartrit

Një studim i botuar në PLOS Global Public Health thotë se aktiviteti fizik ndikon në uljen e simptomave të depresionit te individët me osteoartrit.

Osteoartriti është shkaktar kryesor i dhimbjeve kronike dhe shpesh i shoqërohet me depresion.

Hulumtimi i kryer në spitalet publike të Melburnit të Australisë ka treguar një lidhje midis intensitetit të dhimbjes dhe simptomave të depresionit, ku dhimbja më e madhe rrit mundësinë për depresion të rëndë.

Ndërkaq, aktiviteti fizik është i lidhur me uljen e simptomave të depresionit, duke ndihmuar në reduktimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e shëndetit mendor.

Studiuesit theksuan rëndësinë e krijimit të trajtimeve të personalizuara për personat në bazë të niveleve të tyre të dhimbjes.

Exit mobile version