4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Aktivitete kriminale dhe kontrabandë me mallra – personat e kërkuar nga Policia pas aksionit në veri

Gjuajtje të drejtpërdrejta me armë zjarri, hedhje e bombolave të gazit e granata janë përdorur të mërkurën nga grupe kriminale të organizuar në veri të Kosovës për të sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës, dhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës.

Gjendja e tillë erdhi pas një operacioni të Policisë së Kosovës e Doganës kundër kontrabandës, që u realizua në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore.

Por, në Mitrovicën veriore situata u tensionua shumë, duke lënë kështu 10 policë të lënduar.

E gjatë realizimit të këtij aksioni Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 10 persona, të cilët janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabanda me mallra.

“Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (5) personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra”.

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut.

Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë.

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë.

Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img