Aktivistja shqiptaro-amerikane Vana Jerliu-Ramadani, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Faton Bislimit, i cili ka thënë se ka “dorë” në fitoren e presidentit të ri amerikan, Joe Biden.
Jerliu-Ramadani ka thënë ndër të tjera se Bislmi po manipulon me publikon në Kosovë, me qëllim që ‘përpjekja për të ndihmuar mikun e shqiptarëve’, t`i shpërblehet me përkrahje politike atje.
Ky është postimi i aktivistes:
Faton Bislimi po i jep vetes merita që nuk i ka në fitoren e Bidenit
Faton Bislimi po përpiqet ta materializojë për nevojat e veta politike fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, duke i atribuuar vetes merita për këtë fitore.
Bislimi thotë se në tri shtete fushëbeteje – Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin, shqiptaro-amerikanët luajtën rol kryesor në zgjedhjen e Joe Bidenit. Sipas tij, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane paska luajtur rol të veçantë në rikujtimin për shqiptaro-amerikanët se cilat ishin përpjekjet e vazhdueshme të Joe Biden për të sjellë Sllobodan Millosheviqin në Hagë dhe pavarësinë e Kosovës.
Të kuptohemi, unë nuk e kam asnjë vërejtje te fitorja e Biden, madje e kemi votuar edhe vetë si familje që jetojmë në Amerikë, por nuk mund të pajtohem me rolin që Bislimi i jep vetes në këtë fitore.
Ai po e manipulon publikun në Kosovë, me qëllim që ‘përpjekja për të ndihmuar mikun e shqiptarëve’, t`i shpërblehet me përkrahje politike atje.
Si një shqiptare-amerikane, më duhet të them se në Ëisconsin jetojnë afër 6 milionë banorë dhe shumë pak janë shqiptarë.
Shtrohet pyetja si ka mundësi që shqiptarët këtu, mes 6 milionë banorëve, të kenë pasur rolin kryesor, siç thotë Bislimi, në fitoren e Bidenit.
Personalisht kam biseduar me plot shqiptarë që jetojnë këtu dhe shumica e tyre as që janë marrë me zgjedhjet.
Tjetër: Askush prej nesh nuk e ka parë dhe as nuk ia ka dëgjuar zërin Fatonit të ketë dhënë sugjerime për njërin ose tjetrin kandidat. Madje, sa di unë, Bislimi është pro republikan dhe sa ka logjikë të ketë ndihmuar ai një demokrat.
Unë kam vendos dhe kam votua sipas vullnetit tim.
Nuk më duket e ndershme të kërkosh merita mbi gënjeshtra.