Aktivistja serbe, Jelena Bulatoviç, ishte e ftuar në emisionin Kojshia Show.
Me të u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe për mundësinë e tejkalimit të këtyre problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve.
Aktivistja serbe ka thënë se ajo e konsideron Kosovën si shtetin e saj.
“Pasi që jam e lindur këtu dhe jetoj këtu, kam krijuar organizatën time. E di që njerëzit këtu ikin për shkak të punës, ndërsa unë nuk e kam qëllim të largohem prej Kosovës. Kështu, do të mundohem me iu ndihmua të gjitha bashkësive”, ka thënë ajo.
I pyetur se a do ta dërgonte djalin e saj në Ushtrinë e Kosovës, ajo i është përgjigju se po.
“Po, nëse është kjo e detyrueshme”.
Ajo thotë se vet nocioni i bashkëjetesës është të durosh diçka nga tjetri që nuk të pëlqen.
Organizata që drejton Jelena merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.