Site icon PrishtinaPress

Aktivistja paralajmëron publikimin e emrave të atyre që ngacmuan seksualisht gratë në VV

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Murati, ka reaguar pas zbulimit se gratë në parti janë ngacmuar seksualisht. Ajo ka paralajmëruar se emrat e ngacmuesve të grave në VV do të bëhen publikë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se në organizatën që ai drejton ka pasur raste kur janë keqtrajtuar gratë.

Në një intervistë me emisionin Jeta në Kosovë, Kurti ka treguar se ka raste kur janë keqtrajtuar gratë në Lëvizjen Vetëvendosje.

E në krah të deklaratave të Kurtit ka dalë mbështetësja më e madhe e tij, Tinka Kurti, e cila është edhe zëdhënëse në LVV

Ajo thotë se për çështjen e ngacmimeve seksuale në partinë e “Babës”, gratë kanë ngritur shqetësime vetë.

Zëdhënësja Kurti ka shkruar në Facebook se vetë gratë kanë insistuar që lideri Albin Kurti ta ngrejë këtë çështje në publik.

Për ngacmimet seksuale në VV ka folur sot edhe aktivistja Mimoza Murati. Edhe ajo ka pranuar se në parti gratë janë ngacmuar seksualisht.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se emrat e ngacmuesve do të publikohen.

Shkrimi i plotë i Muratit:

Çfarë logjike fshihet pas insistimit që ngritja e shqetësimit rreth ngacmimeve seksuale doemos të percjellët me adresë personale?

Të dallohen ”monstrumet” nga këta të mirët? Të mos krijohet një atmosferë ”e mosbesimit”, ku të gjithë burrat e gjorë dhe të pafajshëm ndjehën të akuzuar padrejtësisht? Ose mbase ky është hapi i parë i inkuizicionit të zakonshëm, faj-ndjellës, që i bëhet secilës grua që proteston kundër sulmeve? ”Don këtë luftë?! Çoje deri në fund, në guxofsh! Identifiko kundërshtarin!”

Ad. I. & II. Ne nuk besojmë që ka burra ”monstrumë” në një anë, që përbëjnë minoritet, dhe burra ”të ndershëm” në anën tjetër, që janë shumica. Ne besojmë se ka gjendje shoqërore monstruoze, që u jep burrave të drejtë, dhe mëson gratë të binden. Ne kritikës tonë nuk i dhamë adresa personale, por shoqërore.

Për më tepër, ne nuk po i denoncojmë vetëm ”rastet”, por kulturën seksiste në përgjithësi, e cila është e ngulitur në të gjitha strukturat e shoqërisë sonë. Kjo e bën ende më të vështirë (dhe në fakt të pavend) adresimin personal.

Insistimi që kritika të ketë adresë personale është tentim pezullimi i kauzës. Nuk do të mashtrohemi nga kjo dredhi. Kemi sytë kah trofeja.

Ad. III. Kur flasim për kategorinë e sulmeve seksuale, të gjithë e dijmë se çfarë stigmash janë të lidhura me to. Të gjithë e dijmë se zbulimi i një sulmit seksual gjithmonë ka çuar tek ndëshkimi i gruas e jo i burrit.

Synimi i këtij lloj zbulimit të rrethanave të ndryshme të sulmit është të konkretizohet momenti, ku gruaja ”e ka lypë”. Shkelja më e vogël e ligjeve të patriarkatit, që promovojnë mbylljen e gruas, justifikon sulmin. Fustani i shkurtër, dalja pas mesnate, vallëzimi, argëtimi, puthja, etj. Në patriarkat nuk mund të zgjedhesh ashtu vet. Morre hapin, duhet të ecesh krejt rrugën.
Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese. Nuk pranojmë të marrim pjesë në këtë procedurë të dizajnuar për ta amnistuar gjithmonë kryesin e sulmit dhe për të fajësuar viktimën. Nuk do ta denoncojmë patriarkalizmin në gjyqin e patriarkatit.

Do t’i publikojmë ne emrat. Por me premiset tona.

Exit mobile version