10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Aktivisti që mbështeti VV-në: Liburn Aliu ka mendësi korruptive, të rrezikshme e të mbrapshtë

Skandali me ryshfet në Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Liburn Aliu është komentuar edhe në Shqipëri. 

Aktivisti i mirënjohur nga Shqipëria që ka mbështetur Vetëvendosjen për qëndrimet e saj të majta në të kaluarën, Bislim Lakna, ka reaguar pas skandalit

Lakna ka kontestuar shpjegimin gjysmak të ministrit Liburn Aliu në lidhje me përgjimin e publikuar nga gazeta Nacionale ku dëgjohet një punonjës i kompanisë së dajës së këshilltarit të Liburn Aliut duke kërkuar ryshfet të majmë.

“Një përgjim i cili e fut në dyshim cilëndo mendje racionale nuk është më shpifje, është dyshim i bazuar”, shkruan fillimisht Lakna.

Një ndër arsyetimet e Liburn Aliut ishte se “përgjimi” përbënte sulm të motivuar politikisht.

“ndaj një dyshimi të tillë nuk keni të drejtë të na i hidhni trutë e gomarit duke e shitur si sulm e shpifje.” – porosit aktivistët e Vetëvendosjes më tej aktivisti i majtë nga Shqipëria.

Po ashtu, ai është marrë edhe me deklaratat e z. Aliu për banesën e tij në lagjen luksoze Marigona Hill, e të cilën tha se e ka blerë (me çmimin që s’i kujtohej) për ta shitur më pas.

Inflacioni pamundëson zbatimin e disa projekteve, komunat i kërkojnë Qeverisë rishikim të buxhetit
Komunat / Inflacioni pamundëson zbatimin e disa projekteve, komunat i kërkojnë Qeverisë rishikim të buxhetit
“…nëse ne organizatën time do ishte një aktivist, me një pozitë udhëheqëse, qoftë ministër a drejtues i çfarëdoshëm dhe publikisht do deklaronte se ka blerë prona për t’i shitur më shtrenjt pastaj, unë do kërkoja përjashtimin e tij nga organizata.”- komenton Lakna këto deklarata nga Aliu.

Postimi i plotë:

EDHE MINISTËR, EDHE SPEKULANT, EDHE I MAJTË, NUK SHKON!

Së pari, parimisht nuk ka rëndësi për çfarë të akuzojnë kur shpifin për ty. Ka rëndësi mbi çfarë baza dhe premisa të akuzojnë dhe, sigurisht, sa të vërteta janë ato. Një përgjim i cili e fut në dyshim cilëndo mendje racionale nuk është më shpifje, është dyshim i bazuar. Jo domosdoshmërisht dyshimi i bazuar është i vërtetë, ama ndaj një dyshimi të tillë nuk keni të drejtë të na i hidhni trutë e gomarit duke e shitur si sulm e shpifje.

Së dyti, në njëfarë mënyre nuk ka shumë rëndësi nëse ke thënë dicka dikur dhe sot mendon ndryshe. Fundja, kur ndryshojnë kushtet objektive ndryshon edhe qasja jonë ndaj gjërave. Përshembull, unë mendoj që është e pandershme dhe e padretë që disa të jetojnë në vila luksoze dhe në lagje luksoze, por nëse shoqëria arrin një stad zhvillimi ku të gjitha lagjet do të ishin të tilla dhe të gjithë do të mund ta përballonim jetesën në këto lagje, sigurisht që s’do isha kundër, madje kjo është edhe njëfarësoj aspirate. Por duhet patur parasysh se nuk ndryshon bota se ndryshoi pozita jote sociale.

Megjithatë, është tepër e rëndësishme që një aksh ministër t’i deklarojë pikëpamjet e veta mbi çështjet e pabarazive shoqërore e sistemit ekonomiko-politik. Përshembull, nëse ne organizatën time do ishte një aktivist, me një pozitë udhëheqëse, qoftë ministër a drejtues i çfarëdoshëm dhe publikisht do deklaronte se ka blerë prona për t’i shitur më shtrenjt pastaj, unë do kërkoja përjashtimin e tij nga organizata. Sepse, pretendojmë të jemi një organizatë e majtë. Një drejtues i majtë, nuk mundet kurrësesi të jetë spekulant financiar. Ose nuk është i majtë. Sigurisht që edhe organizata që e ka ministër një spekulant të deklaruar publikisht s’është më e majtë. Madje, shumë interesant është fakti që në qarqe të rëndësishme brenda kësaj organizate kjo më nuk është as akuzë.

Një njeri që ka mendësi spekulanti, është i prirur të mendoj pragmatikisht në terma humbje-fitimi. Kur një njeri deklaron publikisht se është i përfshirë në afera spekulimi financiar me qëllim të përmirësimit të gjendjes financiare familjare, edhe ashtu shumë më të mirë se mesatarja e popullsisë tashmë, apriori ai njeri është i prirur drejt korrupsionit.

Pra, për mua, thelbi i problemit të Ministrit të Infrastrukturës në Kosovë është mendësia e tij, jo skandali i përgjimit në vetvete. I cili edhe po të mos jetë i vërtetë, tashmë shpërfaqi mendësinë e rrezikshme dhe të mbrapshtë të ministrit. Shokët, fort të dashur e të ndershëm, që kanë kontribuar e sakrifikuar pa heasp për të ardhur në këtë ditë, nderin më të madh ia bëjnë vetes e idealit sikur mos të deklarohen hiç për këtë çështje. Sa më shumë tentojnë ta mbrojnë ministrin, aq më zdral e bëjnë idealin e kahmotshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img