Site icon PrishtinaPress

Aktivisti i VV-së tenton ta kritikojë Ramën: Në Tiranë punon bashkë me Vuçiqin, në Prishtinë flet bukur për UÇK-në

Aktivisti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar ndaj fjalimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, i cili lavdëroi UÇK-në dhe kritikoi institucionet e Kosovës që nuk kanë bërë asgjë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Azemi, i cili është shefi i kabinetit të ministrit Arben Vitia, ia ka përmendur kryeministrit shqiptar organizimin e Kampionatit Evropian me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Tiranë Rama bashkëpunon me presidentin e Serbisë, kurse në Prishtinë flet për UÇK-në.

“Në Tiranë punon bashkë me Vuçiq për organizimin e Kampionatit Evropian bashkë me Serbinë. E mbron Serbinë që nuk vendos masa ndaj Rusisë. Në Prishtinë flet bukur për UÇK-në. Cili është Edi i vërtetë?”, ka shkruar Azemi.

Exit mobile version