Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Musa, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti në Ohër, ku janë pajtuar që të zbatohen hapat e normalizimit në kuadër të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Musa ka përmendur protestën e 10.02.2007, ku kanë humbur jetën Mon Balaj dhe Arben Xheladinaj dhe janë plagosur mbi 82 persona në mesin e tyre edhe vet Petrit Musa.
Musa ka thënë se nëse Kurti nënshkruan diçka kundër vullnetit të kësaj protestë, atëherë ai vet do ta padis në gjykatë.